.
×

Reagon Saim Tahiraj, bashkëpunëtori i Sali Çekajt: Ai po shpif, Nasim Haradinajt kurrë nuk ia kam dhënë dorën



Botapress, 19 Prill – Ka reaguar Saim Tahiraj, një prej bashkëpunëtorëve të afërt të heroit Sali Çekaj. Shkas për këtë reagim ka qenë intervista e fundit e Nasim Haradinajt për një medium televiziv, njofton Botapress. Ja reagimi i Saim Tahirajt në Facebook: REAGIM! Një kolegë i imi më dergoj një intervistë të Nasim Haradinaj dhënë në TV DUKAGJINI.Në fillim nukë më interesoj,pasi që ky përson në disa intervista tjera ka qenë shumë i pasaktë dhe më tepër merret me shpifje se sa me të vërteta,andaj ndegjimi i intervistës së tij për mue është një turtur.Pasë një kohe kolegu me telefonoj dhe më pyeti se a e ndegjove?I thashë jo se nuk mundë ti ndegjojë prrallat e tij.Kolegu më tha ndegjoje se të ka akuzuar edhe tye,pastaj e ndegjova vetëm aty ku kishte shpifur për mua.Shpifja e parë e atij shpifsi ishte se gjëja une e pasna tradhtue në vitin 1981,kulminacioni i poshtërsisë.Në vitin 1981 une jamë arrestuar në bazë të dekleratës së Nasim Haradinaj,andaj nese ti e përdorë fjalën tradhti i bjenë që ju më keni tradhtuar mua,sepse une u arrestova në bazë të dekleratës suaj,u përjashtova nga gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”në Deçan, viti i katërt, pa të drejtë regjistrimi në të gjitha shkollat tjera.Që nga ajo ditë e gjerë me sot une nukë të kam akuzuar për tradhti, por e kam marrur si një dobsi e një të riu përballë turturave të sigurimit shtetërorë.kam pritur nga ti që së paku pasë lirimit nga burgu do vishë dhe do më kërkashë falje për këtë,porë kurrë nukë e bëre këte,dhe tani pasë 38 viteve më akuzon për tradhti,absurditet i kohës,Kur i shiqoj veprimet tuaj që nga ajo periudhë ,e gjerë më sot,po më delë krejtsisht diqka tjetër.Ju paskeni pasë mision të caktuar ndaj meje shoku LISI…….!?Në vendë që të më kërkoni falje se me dekleraten tuaj më dërguat në(SUP) Pejë,ju më akuzoni për tradhti.Kjo i bie se tradhtari akuzon të tradhtuarin,pasi ju e përdorni këtë fjalë që une e urrejë shumë.E dytë që ju e shpifni për mua është, se gjëja në Tiranë, une pasna ardhur dhe ta pasna dhanë dorën si shenjë me i tergue Sali Cekut se ky është Nasimi që duhet me pasë kujdesë.Nasim shpifsi,gjatë tër kohës së luftës në Kosovë,kurrë nukë ja kemi dhanë doren njeri-tjetrit,porë edhe më parë.Dy here jemi takuar edhe ato në distancë.Një here para hotel Dajtit në Tiranë,shumë shkurtër dhe jemi da keqë në mesë vete.Heren e dytë në Papaj në distancë dhe kemi komunikuar me ndermjetsues,Din Ahmetin dhe Ismet Cekun,ku edhe aty biseda ka qenë shumë e keqe.Të thuash se une ta pasna dhanë dorën si shnjë që Sali Ceku me të njoftë tye është një rrenë që askush nukë mundë ta besoj,pasi që Sali Ceku të ka njoftë shumë mirë,edhe si pamje,po edhe për misionin tuaj që ke pasur.Aji na ka spjeguar hollësisht në mbledhjen e grupit.Nese të ka mbetur një grim ndergjegjëje,dil haptas dhe trego për misionin tuaj që ke psaur dhe mosë u fshefë prapa shpifjeve.Ti nukë ke shkuar në Koshare për me luftue,porë ke shkue si misionarë ,mision që e vazhdove edhe pasë lufte dhe po e vazhdon edhe sot.Televizonet në Kosovë e kanë bërë një punë të mirë me intervistat tuaja ,sepse e kanë nxjerrë në sipërfaqe Nasimin e vërtetë, dhe tani më po të njefë i mbarë populli se kushë je.Thuhet një fjalë e urtë e popullit mosë e vetë se të tregon vetë.