[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon kryeministri i Izraelit Netanyahu: Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë



Dëbimi i ambasadorit iranian në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një tjetër zyrtar i ambasadës kanë sjellë reagimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka falenderuar qeverinë dhe shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetin social, Netanyahu shkruan se lajmi i ardhur nga Shqipëria ishte pozitiv dhe se Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste  kanë një kosto,” shkruan Netanjahu dhe vijon me këto fjalë:

“ Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë, ashtu siç qëndron në krah të çdo shteti që e sheh regjimin Iranian për atë që është, kërcënimin më të madh kundër paqes dhe sigurisë në botë”

 

Menu Title