.
×

Reagon KFOR-i: Nuk mund të kërcënohet Vuçiqi



Autor: Hafize Elshani- Lidhur me zhvillimet dhe raportimin nga Botapress rreth ndalesës që presidenti serb të vizitojë rajonin e Drenicës dhe deklaratave të protestuesve  ka reaguar edhe KFOR-i, raporton Botapress nga vendi i ngjarjes.

Përmes një komunikate, KFOR njofton se është duke punuar në koordinim me institucionet e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për të siguruar sigurinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Askush nuk është duke e kërcënuar z. Vuçiq dhe siguria e tij është e garantuar”, thekson forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.

Lidhur me bllokimin e rrugëve në rrugën për në Banjë, KFOR thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës për të siguruar heqjen e bllokadave dhe lirinë e lëvizjes.

KFOR thekson se është pro zgjidhjes paqësore të kësaj çështjeje por paralajmëron se është i gatshëm të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij, si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet.

Por Qytetarët që janë qëndrojnë nga mëngjesi duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, në të cilin Vuçiq është paraparë ta vizitojë, ata thonë se nuk do lejojm që të hy Vuçiqi kursesi, raporton Botapress.