.
×

Reagon Kadri Veseli: E mora vesh nga mediat që Haradinaj dha dorëheqje e që u ftua nga Haga



Pas vendimit për dorëheqje të Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka reaguar edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli. Ai thotë e me keqardhje ka mësuar nga mediat për ftesën që i është bërë Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe për lajmin e dorëheqjes së tij.

Veseli thotë se Lufta e UÇK’së ka qenë e pastër dhe se një gjë e tillë sipas tij do të vërtetohet sërish.

Ai thotë se kishte bërë koalicion me Haradinajn për të marrë veprime të mëdha, ndërkohë potencon se në vazhdim do të marrin vendime të cilat janë vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.

Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së.

Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona.