[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon IPKO, flet për biletat Kosovë-Maltë



IPKO ka lëshuar një komunikatë për shtyp sonte për biletat e ndeshjes së Kombëtares se Kosovës me atë të Maltës. Sipas IPKO, qytetarët që janë duke pritur për një biletë duhet ë kenë mirëkuptim dhe durim gjatë blerjes së biletave.

Kështu thuhet në komunikatën e IPKO’së:

IPKO e kupton rëndësinë e secilës ndeshje të përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe e kupton dëshirën e madhe të secilit qytetar që të përkrahë në mënyrë aktive përfaqësuesen tonë në fushë

Megjithatë, ju bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit, që të kenë mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të blerjes së biletave. Sot në orët e pasdites, gjatë procesit të shitjes së biletave, janë shënuar disa incidente, të cilat nuk i përkrahim dhe për më shumë, i dënojmë.

Duam t’ju informojmë që IPKO, vetëm e lehtëson procesin e shitjes së biletave. IPKO-ja në këtë rast, zbaton vendimet e Federatës së Futbollit, siç janë mënyra e shitjes së biletave, pikat e shitjes, vendndodhja dhe koha e shitjes, si dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim.Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët e vendit për durimin dhe respektin e të tjerëve gjatë kohës së pritjes për të blerë biletat.

Menu Title