[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon deputetja e AAK-së: Vjehrri im ma ka lënë të gjithë pasurinë



Botapress 6 Gusht – Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se të gjithë pasurinë që e ka, është trashëgimi nga vjehrri i saj.Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se nuk ka keqpërdorur para të shtetit.

“Sa për informacionin e saktë për të treguar të vërtetën e pasurisë sime prej që jam deputete: Ende e kam në procedurë blerjen e një banese, vazhdoj të paguaj këstin mujor prej 600 euro. Po ashtu kam një veturë personale. Fëmijët e mijë jetojnë në banesë me qira, ne Mat, Prishtinë. E gjitha pasuria( shtëpi, truall, tokë bujqësore, mal) janë nga trashëgimia që vjehrri( i ndjerë) i ka lënë të dy djemve të tij, bashkëshortit tim dhe kunatit. Kurrë në jetë nuk kanë as nuk do të kenë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë kurrë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Haxhiu.

Ky reagim i saj vjen pas publikimit të pasurisë së zyrtarëve nga ATK.

Menu Title