[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon ashpër Vjosa Osmani pas heqjes së reciprocitetit



Pas vendimit të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, për heqje të masave të reciprocitetit kundër Serbisë, ka reaguar edhe Vjosa Osmani. Osmani tha se ta quash reprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë, shkruan Botapress

Sipas Osmanit ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit.

Reagimi i plotë: Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.

Menu Title