.
×

Reagojnë edhe mediat kroate: Vendimi i UEFA-s është skandaloz



Gazeta kroate ‘Večernji list’ shkruan se vendimi i UEFA-s është skandaloz dhe porosit lojtarët se ata duhet të luajnë edhe kur jeta e tyre është e rrezikuar. Në komentin e kësaj gazete kroate thuhet se Serbia edhe një herë ka kaluar lehtë, ndërsa Shqipëria ka bartur barrën më të madhe.

“Vendimi i UEFA-s për rastin e ndërprerjes së ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë është shumë kontravers dhe në kundërshtim me gjithë atë që kjo organizatë propagandon përmes paraqitjeve të presidentit Michael Platini në seminaret e ndryshme edukative”, shkruan kjo gazetë.

“Në mënyrë konstante theksojnë se më e rëndësishmja është siguria për të gjithë tifozët, se është shumë e rëndësishme të largohen huliganët nga stadiumet, se duhet të çrrënjoset racizmi dhe të stimulohet fer-play. Por konfirmuan se vetëm flasin, nuk bëjnë asgjë, dhe kur ata nuk bëjnë pse ta bëjë këtë Serbia?

Të rikujtojmë, fjala është për kombëtaren, e cila në mënyrë konstante përsërit incidentet dhe askush për këtë nuk i afrohet. Këtu nuk është fjala për ndezjen e fishekëve në stadium dhe për “vetëm disa” pankarta të papranueshme dhe porosive.

Edhe “Jutarnji List” ka raportuar për këtë vendim, duke e konsideruar fyes.