[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagimi i Visar Ymerit pas marrëveshjes së Albin Kurtit me Vjosa Osmanin



 

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputeti, Visar Ymeri e ka konsideruar si “kthim në vitin Zero” marrëveshjen ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar në një listë të përbashkët zgjedhore nën logon e LVV-së, raporton Gazeta Botapress.

Ymeri ka thënë se kjo marrëveshje tregon se kush çka do të bëhet dhe jo se kush çfarë do të bëjë.

“… dhe kthehemi prapë te viti Zero. Marrëveshja na tregon kush cilën pozitë synon. Kush çka do të bëhet, e jo çka do të bëjnë. Edhe në këto zgjedhje do të votojmë fytyra e jo mendje”, ka shkruar Ymeri.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në hollin e Kuvendit të Kosovës nënshkruan marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhje. Lista e Vjosa Osmanit do të përfaqësohet në këtë garë të përbashkët me 10 kandidatë për deputetë, por këtë nuk e tha sot publikisht ushtruesja e detyres së presidenties, transmeton Botapress.info

 

Menu Title