.
×

Reagimi i Angelina Jolie pas fotografive të Brad Pitt me Jennifer Aniston



Kryefjala e mediave ditët e fundit ka qenë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.Ata u panë shumë të afërt në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “SAG Awards” dhe foto e tyre bënë xhiron e rrjetit.Përpos takimit të tyre, në prapaskenë u pa mënyrës sesi Brad e ndiqte Jennifer-in teksa fliste pas marrjes së çmimit në event dhe të gjithë shpresuam për një rikthim.

Megjithatë dyshja nuk ka bërë ende asnjë reagim.E vetmja që ka reaguar pas lajmeve është Angelina Jolie.

Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se aktorja nuk do t’ja dijë për lajmet dhe nuk shqetësohet aspak.“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do lejojë që Jennifer ta marrë Brad-in”, tregon burimi.

Kujtojmë se Brad ka pak kohë që i ka dhënë fund martesës së gjatë me Angelina Jolie dhe jeta e tij private është në qendër të mediave.