.
×

Reagim ndaj gazetarit Valon Syla- Kë e pengon diaspora shqiptare



 

Mbrëmë në një debat në rubikon ku debatohej tema për diasporën, gazetari Valon Syla e

quajti diasporen primitive dhe deshi ta ndaj në Xhaka e Shaqiri, & Co. dhe ne të tjerët, kjo

është një qasje shoveniste, fatëkeqësisht.

Republika e Kosovës pranon në vit afro 1,5 Mrd. Euro te hyra, poaq sa është edhe buxheti

shtetëror. Kjo është zyrtarisht, por çka vjenë përtej kësaj. Për këtë punë tanimë kërkojmë

shërbime kualitative.

Ky është argumenti kyq ku haptas dihet se pa diasporën nuk ka jetë në Kosovë. Pa pasur

nevojë të theksohen dhjetera vite më parë bile edhe para vitit 1990. Sipas gazetarit Valon

Syla diaspora ka ende të menduarit e viteve 90!

Çka ka të keqe këtu, a nuk është gjëndja edhe sot sikur ne vitet 90 kështu:

A nuk deshirojnë shumica e të rinjve ta lëshojnë Kosovën?

A nuk ka Papunësi mbi 30 %?

Po me shendetësi si është puna?

A nuk janë institucionet e kapura? Kesaj radhe nga heronjët e luftës e deshtakët e paqes.

Po gazetaria është më mirë? Apo varet mos po i jap Politika ndonjë reklamë? Hä

I vetmi dallim është se nuk është Serbia këtu perndryshe gjendja nuk është as e mësuesit,

as e nxenësit, as e mjekut, as e bujkut, as e studentit, pensionerit, akademikut etj etj më e

mirë se në vitet 90.

Prandaj Valon Syla ka të drejtë sepse diaspora nuk ëndrron sikur ky Gazetarë që mbanë

syze rozë. Duam të besojmë se ky gazetarë nuk eshte i informuar. Diasporë shqipetare ka

prej puntorit te krahut, baballareve te Xhaka, Shaqiri & Co e deri në Bundeskanzleramt e

Parlament Evropian.

Diaspora e sheh Kosovën ashtu siq është, pa ngjyrë, pra bardh e zi, ashtu siq të panë ty e

gjithe Kosova.

Tendenca për të përqarë diasporen në dy klasë është qellimë keqe sepse punëtori normal që

jeton në shtetet e perëndimit, paguan tatimin është mirë i intergruar e mbanë familjen në

Kosovë dhe në vendin ku jeton, me fjalë të tjera është hero i kohes siq janë heronjët që ranë

në mbrojtje të atëdheut.

Fondacioni i bizneseve në Bavari Besa, në mbledhjen e kryesisë së mbajtur me datë

11.07.18 shprehë indinjate te thelël ndaj sulmit verbal që i është bërë Liza Gashi drejtoreshë

e Germin-it.

Fondacioni ka rreth 110 kompani me rreth 3000 të punësuar.

Nuk kemi besuar se të paktën gazetarët janë kundër diaspores, sepse këta të paktën duhet

njohur gjendjen reale në terren. Apo mos ndoshta organizimi i një Konference 4 ditore nga

Germin e ka trembur dikë?

Kë e pengon organizimi i diaspores?