[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rasti i pelegrinëve në Istog, Policia jep detaje të reja



Disa pjesë të rajonit të Dukagjinit gjatë fundajvës u vizituan nga 170 serbë. Ky grup i pelegrinëve vizituan Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe fshatin Studenicë të Istogut. Në këtë të fundit ndodhi një incident. Disa banorë të Studenicës kanë gjuajtur gurë në drejtim të një autobusit, me ç’rast është thyer një xham. Për këtë policia ka intervistuar 11 persona, 8 janë arrestuar (në mesin e tyre edhe 3 të mitur).

“Gjatë largimit të autobusëve derisa policët ishin duke e mbajtur rrugën të lirë, persona të panjohur në atë kohë kishin hedhur gurë në drejtim të tyre, me ç’rast kanë dëmtuar një xham të njërit autobus si dhe janë plasaritur disa xhama të autobusit tjetër”, ka njoftuar sot Policia, transmeton Gazeta Express.

Rasti është iniciuar si ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’, si dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’.

Lidhur me rastin policia ka intervistuar njëmbëdhjetë (11) persona, ku nga ta pesë (5) janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu, lidhur me dëmtimin e xhamave të autobusëve janë identifikuar tre (3) persona të mitur të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit sipas procedurave, me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Incidentin në Istog e ka dënuar ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.Përveç dëmeve materiale nuk është lënduar askush. /GE/

Menu Title