.
×

Rasti “Apex”, dëshmojnë dy të mbrojtur



Dy dëshmitarë të mbrojtur do të paraqesin sot dëshmitë e tyre para trupit gjykues në rastin “Apex” ku të akuzuar janë pronarët e kazinove “Play for Win”.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se, seanca do të jetë e mbyllur ndërsa dy persona do dëshmojnë para gjyqtarit për rastin që akuzohen dy vëllezërit Krasniqi.

Këta të fundit akuzohen për grabitjen e disa kazioneve, një sulm me armë në një kazino në Gjakovë dhje thyerjen e një tjetre në Prishtinë.

Të gjitha dyshohet të jenë bërë nën pretendimin e dy vëllezërve Krasniqi se ata janë të vetmit në Kosovë që kanë të drejtë të përdorin makinat e lojërave të fatit të firmës “Apex”.