[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës



Edhe 122 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërkohë që 81 të tjerë që deri më sot ishin të infektuar, kanë rezultuar plotësisht të shëruar.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i përditshëm i IKSHPK’së, rastet e reja pozitive me koronavirus vijnë nga 19 komuna, e që më e prekura ndër to vazhdon të jetë Prishtina, me gjithsej 41 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive ka arritur në 2 mijë e 799 raste, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 1 mihë e 506, kurse raste aktive 1 mijë e 244.

Menu Title