[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rastet e fundit me koronavirus po i mbyllin shkollat në Kosovë



Dy shkolla në Prishtinë janë mbyllur si pasojë e rasteve aktive me COVID-19 të regjistruara së fundmi. Ndërsa shkolla “Hasan Prishtina” ka mbyllur vetëm një klasë. Raste aktive të mësimdhënësve janë raportuar edhe nëpër komunat e tjera si Peja, Fushë Kosova e Suhareka.

Shkollat “Faik Konica” dhe “Nexhmi Mustafa” janë mbyllur ndërsa në shkollën “Hasan Prishtina” është mbyllur një klasë si pasojë e infektimeve me COVID-19.  Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala tha se shqetësuese është mos mundësia e punësimit të mësimdhënësve shtesë.

“Tani janë mbyllur dy shkolla SHFMU “Faik Konica”, ku janë katër mësimdhënës pozitiv me Covid-19, “Nexhmi Mustafa” dy paralele të ndara ne fshatin Lebane dhe Rimanishte, tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

Ne SHFMU “Hasan Prishtina” është mbyllur një klasë, sepse ka rezultuar një nxënëse pozitive. Shqetësuese është mos mundësia e punësimit të mësimdhënësve shtesë pasi që ligjërisht nuk ka kurrfarë mënyre dhe ende deri me tash nuk kemi ndonjë vendim nga qeveria që e mundëson ketë”, thuhet në përgjigjen e DKA në Prishtinë.

 

Menu Title