.
×

Rasim Gashi, përmes korit profesional “Siparantum Choir” nisi hapat e parë drejtë profesionalizmit të tij



 

Shkruan: Lekë MRIJAJ

 

Muzika klasike apo koreale është arti i muzikës e cila prodhohet nga inspirimi shpirtëror i vetë artistit muzikor. Pikërisht kjo muzikë e vjetër artistike shpirtërore i ka fillet e saja në muzikën e emancipuar tradicionale properëndimore, e cila muzikë vertetë përfshin në vete një gamë të gjerë të kohës aty afërsisht nga shekulli XI deri në ditët e sotme. Ështe nderë i veçantë të e paraqesesh në prezencë të të gjithë publikut klinas dhe atij mbarshqiptar një artist të spikatur të këtij zhanri të muzikës kamertale, i cili me talentin dhe punen e tij, tash e sa vite e veçse ka filluar ta ngrisë prestigjin e tij kulturor e artistik në qytetin e Klinës dhe më gjërë.

 

Pikërisht kësaj radhe me kënaqësi po e prezentoj Rasim Gashin, një tjetër artist të muzikës koreale që do të thotë se jeta artistike e këtij artisti koreal ka filluar të zë një vend të posaçem ne shpirtin artdashës klinas dhe më tej. Rasim Gashi, u lind me 30 maj 1990 në Prishtinë. Që në fëmijëri ky artist ka manifestuar pasionin e tij për muzikën, që do të thotë se shkollën fillore e kreu në fshatin Perçevë, ndersa të mesmen muzikore në ” Lorenc Antoni”në Prizren. Fakultetin e Arteve Muzikore e kreu në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2014. Është aktiv në jetën muzikore kamertale të Kosovës dhe në aktivitete të tjera të muzikore. Ka punuar si mësues në lëndën muzikore në disa shkolla fillore, që do të thotë se aktualisht është profesor adekuat në dikasterin muzikor dhe me plot perkushtim u sherben nxënësve të SHFMU. ” Ismet Rraci” në Klinë.

 

Është udhëheqës kryesor në sektorin e muzikës pranë shoqatës kulturologjike “Jehona e Dukagjinit” Klinë, e drejtues i kursit muzikor “Amadeus” në Klinë, që do të thotë se falë angazhimit të tij profesional, shumë të rinjë të këtij qyteti dhe më gjërë, kanë gjetur vetën e tyre dhe kanë marrë hapat e parë në lëminë e muzikës, ku në ambientet e kursit të tij muzikor, të rinjët e bëjnë mësimin dhe programin e tyre mësimor në lëndën muzikore përmes shumë fushave të ndryshme të cilat lidhen mes veti kuptohet me teorinë e muzikës, format muzikore, folklorin muzikor, instrumentet muzikore, punimin e këngës sipas tekstit të notave, dëgjimin, ekzekutimin e muzikës dhe krijimtarinë muzikore.

 

Rasim Gashi, është anëtar i rregullt i korit me renome nderkombëtare “Siparantum Choir” në Pejë, që është një kor tejët profesional i perfaqësuar edhe në shumë evenimente të ndryshme nderkombëtare. Kor i cili drejtohet nga maestro dirigjent Memli Kelmendi, i pranuar si antar i rregullt i cili është paraqitur në skenë në festivalin më të madh të korëve botërore në Francë. Me koncerte të tilla kori “Siparantum Choir” është paraqit dhe prezentuar sukseseshem në disa lokalitete: Temple a Nancy, la salle Erkman a Luneville, Grand Salon de Nancy dhe Place Stanislas a Nancy, ku krahas tyre interpretuan edhe shtetet e tjera si; Algjeria, Gjermania, Argjentina, Bullgaria, Kili, Ekuadori, Filipinwt, RD e Kongos, R. Çeke, Zvicra, Ukraina etj. Kohë më parë Rasim Gashi është perfaqësuar edhe në këto vënde të Kroacisë e Kosovës me koncerte të Muzikës Kamertale në Dam Festival, Prishtinë, Zagreb, Petrinje, Rijekë, Pejë, Klinë etj.

 

Edhe dirigjenti  “Siparantum Choir” nga Peja z. Memli Kelmendi veç tjerash thotë: “Rasim Gashi është një muzicient dhe kolegë shumë i mirë i cili me plotë perkushtim po jep kontribut të çmuar në zhvillimin e muzikës profesonale në qytetin e Klinës, qoftë edhe në aspektin muzikor e organizativ”.

 

“Siparantum Choir” në Pejë, nen patronazhin e kompozitorit Memli Kelmendit e Rasim Gashi, muaji më parë kanë organizuar një koncert madhështor koreal të muzikës klasike edhe në Kishën Katolike Shqiptare ” Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. Kishë e cila drejtohet nga Don Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës e famullitar, ku morën pjesë një numër i konsiderushëm adhuruesve të kulturës e muzikës koreale klasike si dhe mediave të tjera të shkruara ditore dhe elektronike. Koncerti përfundoi mes duartrokitjeve që vështirë mbaronin duke bërë kështu që artistët të përulen për të disatën herë pranë publikut në Kishën Katolike të Klinës. Ga