.
×

Rashiq: Menaxhimi i përbashkët i Ujmanit, opsion real



Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq nuk pëlqen idenë e korrigjimit të kufijve.

Për këtë ai ka kritikuar edhe Bashkimin Europian që sipas tij ‘harroi 7 vjet negociata për një ide të para disa muajve’.

Megjithëse nuk e përkrah, thotë se menaxhimi i përbashkët i Ujmanit do të ishte opsioni më real në situatën aktuale. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte vizituar Ujmanin në shtatorin e vitit të kaluar, vizitë kjo e realizuar vetëm tre ditë pasi Vuçiq kishte qenë atje.

Ndërkohë Rashiq thotë se në Serbi po protestohet për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve. Sipas tij, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, më së shumti i frikësohet vetvetes.