.
×

Ramush Haradinaj ‘shokon’ çka zbulon për Vetëvendosjen



Botapress, 7 Dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka përmendur Lëvizjes Vetëvendosje punësimet në Komunën e Prishtinës.
Haradinaj ka dalë në foltore të Kuvendit pas një adresimi që e kishte deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj, ku akuzonte Haradinajn për punësime në administratë.

Haradinaj ka thënë se në Komunën e Prishtinës, Vetëvendosje ka punësuar 400 njerëz me kontrata mbi vepër, që të gjithë familjarë.

“A ka ndonjë të punësuar në komunë që s’është i Vetëvendosjes, përveç një Gent Begolli që ka qenë drejtor i AAK-së. Për besë gjema një. I ki zotri i nderum mbi 400 punëtorë kontratë mbi vepër, krejt janë familjar. S’keni pas ka ja mani, i keni shti qatu, mirë ja keni ba. Këta tjertë i kanë mshef kapak. Qe unë burrim e motrës e kam qu ma larg pak”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se asnjë nuk do ta largojë nga puna në administratë. Ai ka thënë se nuk ka bërë dosje për askënd dhe nuk do të bëjë të tilla.