.
×

Ramush Haradinaj jep datë tjetër për liberalizimin e vizave: Ja cilin muaj e përmend tani



I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryeministri Ramush Haradinaj Çështja e vizave për qytetarët e Kosovës është një çështje mjaft e ndjeshme dhe shumë e diskutuar.

Kryeministri deklaroi se ka gjasa reale që vendimi për vizat të merret deri në muajin shtator, pasi nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian ta vonojë këtë edhe më shumë, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, sipas kryeministrit ky është një proces që nuk ndalet kurrë, mirëpo kriteret që BE i kanë vendosur e që njëri nga ta ka qenë edhe ky i korrupsionit, janë konfirmuar të realizuara nga komisioni e pastaj edhe nga parlamenti i Bashkimit Evropian, e tani janë në këshill.

Haradinaj thekson se Kosova tërë jetën do të luftojë korrupsionin, mirëpo sa i përket kontratës për liberalizimin e vizave, kontrata është e mbyllur nga ana e Kosovës, ka mbetur vetëm zbatimi i obligimeve të BE-së.