.
×

Ramos: Kur humbim ndjehem edhe më krenar që jam spanjoll (Foto)



Sergio Ramos nuk e ka përjetuar mirë eliminimin e hershëm të Spanjës nga Kupa e Botës‘Stuhia e Kuqe’ u eliminua nga Rusia pas ekzekutimit të penalltive, derisa Ramos pas ndeshjes nuk u përmbajt dhe qau, shkruan Periskopi.

“Dhemb shume. Për ju dhe për ne. Askush nuk duhet të dyshojë se ne do të rikthehemi përsëri,” ka shkruar Ramos në Facebook.“Disa do të shkojnë dhe të tjerët do të vijnë, por ne të gjithë do të mbrojmë këtë fanellë me pasion dhe respekt.“Në humbje ndihem edhe më krenar që jam spanjoll,”.