.
×

Ramiz Kelmendi: Kam mundesi te blej nje aeroplan privat



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për pasurinë e tij dhe të kolegëve të tij.

Kelmendi ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është më i pasur se ai.

Ai ka thënë se Pacolli merret me biznes ndërkombëtar, ndërsa ka treguar se vetë është bërë biznesmen shumë më vonë se Pacolli.

Kelmendi ka treguar se nuk ka aeroplan privat sikur Pacolli, ndonëse ka thënë se i ka mundësitë për ta pasur një të tillë.

Ai ka thënë se preferon të udhëtojë me aeroplan pasagjerësh, dhe se asnjëherë nuk blen biletë fluturimi “business class”.

Kelmendi është pyetur nëse i ka brekët, çorapet dhe këmishët me inicialet e tij, R.K.

“Jo, nuk i kam”, është përgjigjur ai në T7, duke thënë se ata që i kanë të tilla, janë njerëz që s’janë aq të njohur dhe vuajnë për të bërë emër. /Express/