.
×

Ramiz Kelmendi i nënshtrohet me sukses operacionit për transplantin e veshkës



BOTAPRESS 3 TETOR – Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se i është nënshtruar me sukses transplantit të veshkës.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pas këtij intervenimi është rikthyer në shtëpi dhe gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më duhet të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e mjekëve specialist deri në rikuperimin final shëndetësorë, gjë që nënkupton një kufizim të përkohshëm të disa prej aktiviteteve dhe angazhimeve ditore, për shkak të kontrollit dhe menaxhimit të imunitetit”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Kam kënaqësinë tju informojë se këto ditë i jam nënshtruar me sukses transplantit të veshkës, një intervenim ky i ndërlikuar, kompleks, por që fatmirësisht, ka kaluar siç është më së miri.Falënderoj Zotin, që deshi, që unë ti kthehem sërish vazhdimësisë.

Pas disa betejave të fituara shëndetësore, po duket se tani e kam fituar edhe luftën në këtë drejtim.Tani jam kthyer në familje me gjendje shëndetësore të mirë, ndërsa që më duhet të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e mjekëve specialist deri në rikuperimin final shëndetësorë, gjë që nënkupton një kufizim të përkohshëm të disa prej aktiviteteve dhe angazhimeve ditore, për shkak të kontrollit dhe menaxhimit të imunitetit.

Dua me këtë rast të shprehë mirënjohjen e thellë për qindra e mijëra miq nga të gjitha anët e Botës, për interesimin e tyre.Falënderim për kolegët e punës dhe të politikës, për njerëz të thjeshtë dhe të gjithë ata që bashkëndjenë me mua dhe familjen në këto ditë.

Falënderim të veçantë për familjen time të ngushtë dhe të gjerë.Së shpejti takohemi në punë, me energji të reja!