.
×

Ramije Ajdini: Zjarr e afsh!



 

 

Sot, nuk mendoj më shumë nga ç’më do zemra. E shikoj se si portretizohet brenda zemrës me ngjyrat e shpirtit tim dhe, qetas, sytë i fërkoj me dritën që do të më lejojë shikimet. Druaj të mos shoh shumë nga frika se mos mbetem viktimë e fjalës së pathënë, e fryma e fundit “TË DUA”, nuk dua të më mungojë. Por, nuk di se si u zgjova nga kllapia e rëndë që më kishte pështjellur me të keqen e sikur donte të më thoshte: kaq e pat, mos u lodh kot, nuk ke moshë për të mbetur e dashur e përjetshme, brenda një sht(r)ati e zemre, që nuk e sos jeta me një të puthur që ta la kujtim, as me një premtim e formulë magjike “të dua”. U shtanga, s’dija ç’i thosha kohës, as jetës që më qepet pashqepshëm pas. U mendova shqip dhe përsëri fërkova sytë. E drejtë është! – i thashë vetes.

Ç’kërkoj unë, buzë perëndimit, mes dritës që të merr dritën e syve dhe vështrimet me bukurinë që di ta skalitë vetëm një Zot. E rikujtova vetëm disa herë atë që përjetova, duke i prekur buzët që t’i gjeja puthjet e tij, e të gjeja prush dashurie, që t’i thosha vetes, mos u mërzit; ai të do, nuk iku nga ty, të do përjetësisht ashtu si prushi i zjarrit të parë kur puthjet t’i la në buzë, që të kuptosh se vërtet të dashuron. Dhe, duke dalë nga kllapia, u ktheva përmes shpirtit tim, ashtu e vrarë në zemër dhe, e plagosur aty, ku s’e kisha menduar kurrë se mund të më rridhte gjak gjatë gjithë jetës që jetoj. E shtrydha kujtesën deri në pikën e fundit dhe e prita pikën e lotit që ngadalë doli nga sytë, për të lagur plagën, për ta harruar e për të mos e ngacmuar më zjarr-afshin që djeg. U kthjellova dhe thashë: Po! Do t’i shkruaj, pse jo? Miku im