.
×

Ramije Ajdini: Nuk e dua Parajsën pa Ty



Do mësohesh të flesh, t’më flasësh e t’më shkruash zhveshur shpirtrisht…! Zoti ka harruar ta marë në Parajsë trupin e krijesës më të ndjeshme, më delikate- atë të femrës. Jo rastësisht më të bukurën, më të brishtën, më finen e ka lënë në këtë botë. – Kushedi si do të ishte bota pa prezencën e saj, nuk besoj se do të kishte kuptim jeta. Ja, ta them sinqerisht; – Unë nuk e dua Parrajsen pa ty. Mund t’u duket absurd, por unë vërtetë nuk e dua pa TY. As ti mos e duaj…! Sepse Parajsa është brenda teje, ajo shtrihet e gjallëron në çiltërsinë e shpirtit dhe bardhësinë e trupit tënd, prej ku shpërthejnë këngë të veçanta, që vetëm shpirti im i përthith më ëndje. Vallë, si thua…!? -Vërtetë do jesh aq zemërgur, sa t’ mos më marësh në Parajsën tënde…?! Digjem prush të shijoj bukuritë e Parajsës së ëndërruar me qindra net e ditë; -Mos ma mbyll derën, lëre hapur, nuk do bëj zhurmë, do të hyjë lehtas me fluturim zogu, apo fluture, më josh drita rrezëlluese që burim ka rrezet e zemrën tënde. Më lejo të mbush mushkëritë me aromë trëndafilash përrallor që çelin vetëm në shpirt-lulishten tënde dhe askund tjetër. Ah, sikur të më bëje vend në një skaj të asaj Parajse nga gëzimi do lotoja…! -Jo nga dhembja por nga lumturia, ato do të ishin lot gëzimi që mbi petale lulesh do të pikonin si pika vese… e do të treteshin brenda gonxheve porsa të vezullonte rrezja e parë e diellit tënd. Sa më djeg malli për fluturfjalët tua, që vijnë si fllad pranvere. Gjuha e shpirtit nuk është si gjuha verbale; Ajo nuk më lejon të them gënjeshtra. Unë mbeta zemërdjegur për atë bardhësi shpirtërore tënden që një Zot ta ka falë…!!! Shpesh më kujtohet ai frymëzim hyjnor. Andaj, do t’i shtoj edhe ndonjë mallëngjim të ri…!