[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramije Ajdini: Nuk e braktisa se desha, por Atdheu më braktisi mua…



Nuk e braktisa, se desha, por atdheu me braktisi, duke më dhënë rrugën në mërgim. Të gjithë ata që kanë jetuar jashtë, madje qoftë edhe për një kohë të shkurtër, e dinë se një vend tjetër, cilido qoftë ai, u ka ofruar shumëçka, por jo shijen mjaltë të Atdheut.

Nuk është romantizëm, siç do të pandehte dikush!

Atdheu im dhe i yti, mund të mos na ofrojnë asgjë…

Megjithatë, atdheu na do pa asnjë kusht dhe pa hile.

Atdheu, mund të jetë si babai që është i varfër dhe s’ mund të të japë asgjë materiale, por është baba, që ka dashurinë e përhershme për ty!.

Prandaj, njerëzit ikin përkohësisht nga gjendja ekonomike, nga zhgënjimi, ama nuk mund të ikin nga dashuria e atdheut, sepse atë e marrin me vete, kudo që shkojmë. Noli do të thoshte në strofën e tij: “pranë detit i pa larë

pranë dritës i pa parë

pranë sofrës i pa ngrënë

pranë dijes i pa nxënë”

Menu Title