[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramije Ajdini: Fry o jugë në vjeshtën time…



Porsi yll kupëqielli ndrit mesnatën time
M’i davarit ëndrrat deri në mëngjes
Mbi ballë m’i ndiz t’kuqërremtat agime
Ma shkrij kallkanin me zjarrin që ndez
Nga ai shkëlqim syri zemra ndjen prushrim
Ato burgre t’mbarsura i gris ndriçimi jotë
Ti yll boreal vjen e më shfaqesh n’vegim
Shpërthen prushkënga e s’e ndali dot
Gravuar në gjoks kam tëndin portret
Ku troket me forcën sa zemrën ma tund
Ç’është kjo rrektimë nuk e di as unë vet
Është malli që djeg në thellësi pa fund
Ai sy hyjneshe derdhin shikim përvëlues
N’majë qerpiku rri varur i njelmti pikëlot
Prushrim shpirti trazon ai shikim galdues
Sa ta dua buzëqeshjen e din veç një ZOT
Ndaj Ti fry si jugë unë si veri me borë
Mos prito! eja dhuromi shpirtit ngrohtësi
Pres me shekuj tëndin rrezëllim yjor
N’shpirtpiramidë lartësoj tonën d…

Menu Title