.
×

Ramije Ajdini: Flaka e dashurisë



 

Çdo njeri e ka në vete flakën. Flaka për t’u ndezur në ne, të cilën dikush e ndez në jetën tonë. Është burimi ynë – jeta e flakës që na buzëqesh fytyrën e ndriçuar të saj. Të gjithë djegin në mënyrën e vet. Dikush djeg për dashuri, në të cilën qëndron i vendosur. Asnjëri prej nesh nuk e di se kush është ai, që ndez flakën e ju nuk harroni për të gjetur rrugën për ju, sepse ju do të gjeni veten se cili është fati, që Perëndia i ka dhënë në këtë botë, që nuk do të ndryshojë atë, që nuk do të ndryshojë dëshirat e personit të ndezur zjarr në jetën e tij, i cili do të ketë disa, e mbi të gjitha – dashurinë e tij që dhuron te njerëzit, të cilët nuk besojnë në flakën e dashurisë kot.

 

Ai jeton vetëm në ëndrrën dashuri, që beson në flakën e gjallë të saj, por endet në zbrazëtinë e jetës, duke kërkuar, i cili pa të nuk e di pse ka për të jetuar. Por, momenti do të vijë, kur të kuptojë se dashuria është energjia e vërtetë, jeta në flakë që mbaj mend, kur ti kurrë nuk e humbe shpresën, duke ndezur fishekzjarret flakë deri te unë. Në jetën tuaj gjithmonë duket bota juaj, drejtimi i ndryshëm, duke mos hequr dorë prej dashurisë, ku flaka ndezet në kërkim. Dashuria nuk është lojë e lehtë, për vetë faktin se ju mund të gjeni dashurinë… Do të thotë, asgjë më shumë se kujtimi i dashurisë së vërtetë, që ishe duke pritur. Dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetë, që ju mund të merrni me mend… Pa të, asgjë në vetvete nuk ndez një shkëndijë për të kallur të dytë në fshehtësi. Shkëndijat e të dyve ndezin flakën e dashurisë në mes nesh, e cila është fshehur diku për dikë, që të ndez… Dashuria është linja e jetës sonë, që dikush atë zjarr e mbështet në flakën e dashurisë, që në jetën time ndizet me nostalgji. Dashuria në jetë është ajo që ju mund t’i jepni e t’i dhuroni atij (asaj) që e dashuroni. Dashuria është qëllimi ynë – jeta pa spirra, pa marrë parasysh se cila mënyrë shijohet… Dashuria është një frymëmarrje, që nuk mund të jetohet pa të – është një gjë e vogël që i jep shije tërë oqeanit, për të ndryshuar jetën tuaj… Jeta ka një kuptim! Kjo nuk është një mister i vështirë për njerëzit, që duan të ndihmojnë. Ajo ka respektin, duke lindur në zemrat tona! Ju dua shumë zemra, që ngrohni dashurinë, e aq më shumë kur atë e ndizni flakë…