.
×

Ramadani: Lidhja jonë me SHBA-në është shpirtërore



Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpirtërore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se, thellimi i partneritetit strategjik me SHBA vazhdon. Kosova, institucionet dhe populli i saj do të jenë përherë mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e pakursyer të SHBA-së.

Postimi në Facebook:

Lidhja jonë me SHBA-në është shpirtërore.

Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA vazhdon. Kosova, institucionet dhe populli i saj do të jenë përherë mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e pakursyer të SHBA-së.

Ne jemi partner të besueshëm të Qeverisë dhe popullit amerikan. Të tillë do të jemi përherë, gjeneratë pas gjenerate. Lidhja jonë me SHBA-në është lidhje shpirtërore. E tillë do të jetë përjetë.

Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të pres sot në Ministri të Mbrojtjes Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa), GjeneralMajor Benjamin Corell.

Pas një pune të jashtëzakonshme që Ministria dhe FSK-ja ka bërë për vite të tëra me GjeneralMajor Timothy Orr, tashmë kemi kënaqësinë që të thellojmë partneritetin me Gjeneralin Corell.

E njoftova Gjeneralin Corell për arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, sikurse edhe për qëllimet strategjike të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe të politikës së jashtme.