.
×

Ramadan Reshitaj:Mall dhe lot



 

Në Sopijë

Po bie shi,

Shi lotësh të vakët

Mbi pesë varreza të reja

Për trupat,

Për zemrat që ikën bashkë,

Si rrufeja!

 

Në Sopijë po bie shi

Për ata që erdhën

Nga gyrbeti…

Kush nuk po qanë

Për ata që mbetën

Në gjiun e tokës nanë?!

 

Eh, gyrbet, gyrbet

Me plotë mall…

Erdhën për t´u çmall

I mori dheu i zi,

Nuk i lëshon më për gyrbet

I mbanë në gji…

Në Sopijë po bie shi

Shi, lotë si shi…