.
×

Rama u soll në Beograd sikur ne shqiptarët të ishim ata që bëmë krime dhe gjenocid ndaj serbëve e jo e kundërta!!!



Driton Tali 

Për mendimin tim z Rama, në Beograd, nuk u soll diçka jashtë zakonshëm. E tha një diçka që të gjithë e thonë: Kosova është e pavarur dhe e njohur nga 108 shtete!

Për mendimin tim, sjelljet e z Rama ishin sikurse të ndonjë lideri të ndonjë populli i cili në të kaluarën ka bërë krime. Thënë ndryshe: u soll sikurse ne shqiptarët të ishim ata që bëmë krime dhe gjenocid ndaj serbëve e jo e kundërta!!!

Po më intereson të dijë se po të sillej z Rama tamam si lider (edhe ate mendoj të nivelit të Ballkanit sepse për nivel të Europës jemi ende larg) shqiptar duke kërkuar llogari për krimet e luftës (dhe jo vetëm luftës së fundit) ose të protestonte pse nuk kishte flamur në pritjen e tij ashtu siç e lyp protokolli apo të protestonte për brohoritjet raciste “vrisni shqiptarët” etj, çfarë buje do të bënte atëher z Rama?!

Unë më shumë këtë eufori e shoh (po tjerash) si rezultat të kompleksit që kemi fituar ne si popull (për faktin se nuk jemi mësuar të jemi të barabartë këto 100 e sa vitet e fundit) sesa që pashë diçka të veçantë “ldershipe” te z Rama.