.
×

Rama: Solidariteti pas tërmetit u mishërua në gjuhë dhe flamuj të ndryshëm



Kryeministri shqiptar Edi Rama priti pasditen e së mërkurës ambasadorët për fundvit në Pallatin e Kongreseve, nga ku falënderoi të gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre pas tërmetit tragjik që e goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Rama u shpreh se ndihma e dhënë nga shtetet fqinje do të hyjë në histori dhe se marrëdhënia do të jetë më e lehtë mes këtyre shteteve.“Hyrja në historinë në marrëdhëniet me fqinjtë do të jetë edhe më e lehtë duke ja nisur nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave pas 24 orësh nga trupat greke të kërkim-shërbimit, apo rrëfimi i një beteje të përbashkët i grupeve nga Kosova dhe Serbia”.

“Këto dy javë, një histori e gjallë solidariteti. Solidariteti që ne e përdorim vijimisht, por këto dy javë e pamë të mishëruar në njerëz, flamuj të ndryshëm, në gjuhë të ndryshme, njësoj sikur të ishin këtu për të ardhur me porosi pas tërmetit psikologjik të tetorit”.“Rrënojat të kujtojnë gjithmonë luftëtarët, por ndoshta operacionet e kërkim-shpëtimit janë të vetmet beteja kur rrezikimi i jetës bëhet për të shpëtuar jetë të tjera”, tha Rama.