[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rama: Rindërtimi në Laç do të bëhet nga Turqia



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mblodhi qeverinë në mbledhjen e nëntë të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.Në mbledhje, Rama tha se rindërtimi në zonën e Laçit do të bëhet nga Turqia e cila ka premtuar ndërtimin e 500 apartamenteve.Ndërsa për Tiranën, Rama deklaroi se rindërtimi duhet rishikuar në funksion të situatës.

“Laçin ja kemi besuar kompanisë turke për ndërtimin e 500 apartamenteve. Tirana në lagjen e “5 Majit” duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i parë që kemi pasur të bëhet gati nëse ka nevojë për disa prishje apo shpronësim, te i famshmi kompleks i superbetonit, është pronë shteti, por mund të ketë një KCK të vogël atje, të pastrohet. Në Kombinat të shikohen edhe ato pallatet sovjetike”./ Top Channel

Menu Title