.
×

Rama mbërrin në Beograd, ja agjenda e tij në kryeqytetin serb (DOKUMENT)



Edi Rama ka mbërritur në Beograd rreth orës 9.30.

Rreth orës 8.30 ai ka lënë aeroportin e Rinasit ndërsa ka mbërritur në Beograd rreth orës 9.30.

Rama do të takohet fillimisht me kryeministrin Vuçiç ne orën 11.00. krerët e qeverive do të kenë një takim koke me koke dhe me pas një takim mes dy delegacioneve. Në fund një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ne oren 16 kryeministri Rama do te kete edhe nje bashkebisedim me grupin e gazetareve shqiptare qe do ta shoqerojne gjate kesaj vizite. Ne oren 19.35 ai do te pritet nga kryebashkiaku i Beogradit.

Të martën Rama do te udhetoje drejt Presheves, ku do te kete nje takim me autoritetet vendore. /lapsi.al/