.
×

Rama e Kurti e takojnë mikun më të mirë të Putinit në Evropë



Avokati Arianit Koci ka reaguar pas takimit të Edi Ramës dhe Albin Kurtit me aktorin francez Gerard Depardieu, duke thënë se ata janë takuar me mikun më të mirë të Putinit në Evropë.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se ky takim i tyre ka qenë i panevojë.

“Depardieu është rusofil i përbetuar; shtetas rus i natyralizuar – mik i mirë i presidentit Putin, dhe mbi të gjitha një aktor mediokër”, ka shkruar Koci.