[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Raka: Kosova s’ka kapacitete, duhet furnizim me teste shtesë dhe oksigjen



Botapress 1 Tetor – Prof. Lul Raka ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përballimin e situatës me Covid-19.

Në një tryezë diskutimi të organizuar nga D4D, Raka ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafiterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje të coronavirusit. Ai ka shtuar se ulja e rasteve me Covid-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim.

Mikrobiologu ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohemi me teste shtesë me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.

Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.

“Është fakt që jemi në një përudh më të qetë dhe që është lehtësim për punëtorët shëndetësor. E para është fillimi i shkollave qe vë qarkullimin e madh të njerëzve, dhe çdo qarkullim potencial e përhapjes së virusit, e dyta është koha dhe hapja e kafiterive është faktor tjetër kërcënues dhe i treti faktor është sezoni i gripit. Prandaj këta tre faktorë janë elemente që duhet ta ngrisin vetëdijesimin e popullatës. Numri është në rënie, po kjo nuk guxon që të na lehtësojë. Për të pas rezultat të mirë me pandeminë e cila ka me zgjat është sikronizimi i masave nga ana e popullit dhe mbiqkyrja e autoriteteve përkatëse”, tha Raka.

Mes tjerash ai ka thënë se periudhën e inkubacionit gripi sezonal e ka 3-4 ditë ndërsa Coronavirusi 2 deri në 14 ditë.

Sipas tij vdekshmërinë shumë më të lartë e ka coronavirusi se gripi sezonal.

“Gripi sezonal dhe virusi kanë ngjashmëri sepse prekin rrugët e frymëmarrjes. Problem do të jetë diagnoza sepse simptomatologjia do të ketë e njëjtë. Çdo vit ka pasur edhe viktima prej gripit, për virusin e gripit kemi një arme që është vaksina dhe që duhet me shfrytëzua”, u shpreh Raka.

Menu Title