.
×

Rahoveci injoron liderët e Vetëvendosjes (Foto)



Lëvizja Vetëvendosje ka filluar takime me qytetarë nëpër qendra të ndryshme të Kosovës. Sot në Rahovec ishin liderët e këtij subjekti politik, por ata nuk arritën të mbledhin më shumë se 30 të interesuar për këtë takim.

Ndryshimi i kursit politik të Vetëvendosjes, është thënë se i ka kushtuar kësaj partie me rënie të elektoratit.

Lajmi.net, ditë më parë ka raportuar edhe për sondazhe të bëra së fundi, të cilat tregojnë se mbështetja për VV-në ka rënë për rreth 4 për qind krahashuar përqindjen e votave që ajo i ka marrë në zgjedhjet e 8 qershorit.

Nëse këto sondazhe kanë bërë matje të sakta, atëherë takimi i sotëm i krerëve të VV-së me qytetarë në Rahovec, do ta dëshmonte më së mirë këtë.

Në këtë tubim të VV-së, kishte fare pak interesim për të dëgjuar dhe bashkëbiseduar me liderët e këtij subjekti politik, e në sallë nuk kishin shkuar më shumë se tridhjetë qytetarë.