.
×

Rabije Haklaj: Gara e Partive Politike me “shit -blerjet” e zyrtarëve të njëra – tjetrës!



Këtyre ditëve, po shofim shit-blerje të “parashutistëve politik” që po kalojnë nga një parti në tjetrën dhe anasjelltas, ashtu siç shiten e blihen sportistët nga klubet e futbollit. Por, për dallim nga klubet që blejnë dhe sjellin brenda vetës si përforcime sportistët më të mirë të ekipeve tjera, këto partitë politike të pushtetit në ikje, edhe vet po e dinë se këtë gjë, po e bëjnë vetëm sa për të “treguar” në popull, se si kinse po forcohemi me aderime, pra, se si zyrtarë, ministra e anëtarë të partive tjera po vien tek ne.

Këto parti, nuk po e dinë se, aspak nuk janë duke bërë “pruerje dhe pasurim” të partisë me figura kredibile, por thjeshtë këto në faktë, vetëm po e pranojnë “llumin e fosiliet” e të tjerëve brenda subjektit të tyre, e qe për ironi, po i konsiderojnë edhe si “vlerë të madhe” për partitë e tyre, madje deri edhe në mburrje.

Këtu shtrohet pyetja: Po si mund t’i konsiderosh njerëz me vlerë këta zyrtarë të lartë e ministra, qe në pozitat e tyre që mbanin sidomos në qeveri, shquheshin jo vetëm për dështimet e tyre totale në punët për të cilat ishin ngarkuar e mos pasje as njohuri themelore për pozitat që mbanin, por këta, shpërfaqen edhe analfabetizëm të skajshëm edhe në njohuritë elementare të gjuhës AMTARE, duke mos ditur të shkruajnë madje, edhe një status me tre-katër rreshta në fb. pa gabime enorme. (rasti i fundit – Ministri i Punëve të Brendshme i deleguar nga Labinot Tahiri në Qeverinë e Kosovës, Ekrem Mustafa).

Për të mos u hyrë në “hak”, këta zyrtarë e alamet politikanësh, vetëm për një gjë mund të konsiderohën të “mençur”. Pra, këta konsiderohën të mençur për faktin se, po dinë ku të shkojnë. Këta po shkojnë aty, ku po gjejnë “çerdhe e rehabiltim”, por edhe përshtatje më të mirë për të aderuar.

Pra, këta po shkojnë në partitë, ku dominojnë njerëz politikanësh ashtu siç janë edhe vet, por jo edhe në partinë e vlerave e njerëzve që shquhen për intelektualizem, kompetencë e profesionalizëm në udhëheqje të shtetit, siç është LDK, sepse këtu, nuk i pranon askush dhe nuk mund ta bëjnë “çerdhen” e të ndjehen komod. Pra këta, po shkojnë në partitë ku mund të keqpërdorin pozitat shtetërore për tu pasuruar e zhvatur shtetin, pa i pënguar askush, sepse edhe “Padronët” e tyre të njejtën gjë e bëjnë. Pra zhvatje kolektive (me ndonjë përjashtim “tek-tuk”!)

Ndërsa LDK, kjo shtëpi e madhe me traditë mbi 30 vjeçare mishërimi të vlerave më të larta shtet-ndërtuese në fakt, ka vend për secilin, që fillimishtë ka biografi të pastër dhe zotëron njohuri e aftësi për të kontribouar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës e subjektivitetit të saj ndërkombëtarë, në zhvillimin dhe demokratizimin e brendshëm, në sundimin e ligjit mbi baza të pastërta të drejtësisë dhe pa-anshmërisë politike e klanore, në përmirësimin e mirëçenjës së qytetarëve, në promovimin e vlerave të mirëfillta te një qytetarie aktive dhe vlerave ku shoqëria civile, OJQ-të dhe mediat do të luajnë rolin e tyre lirshëm, pa u ndikuar, kapur e kërcënuar nga “bossët” e politikës, etj, POR, assesi dhe kurrë, nuk do të jetë çerdhe e deshtakëve të partive tjera dhe analfabetëve funksional politik, siç po i shofim çdo ditë. E për ta konsideruar këtë “llum pruarjesh” si mburrje e vlerë, kjo as që do të ndodhë. Përkundrazi, kjo kategori njerëzish, as që mund të endërrojë t’ia mësyej LDK-së.

Kosova, ka mjaftë njerëz të kualifikuar, kuadro profesionistësh të fushave të ndryshme, njerëz të pastër e të çmuar e të cilët, përbejnë vlerë, nder e pasuri edhe për LDK-në, por më shumë për Kosovën e popullin e saj. E këta margaritarë po rreshtohën ç’do ditë në radhët e LDK-së, por, pa qenë e domososhme që për këtë, të behën lajme “bombastike” në media siç po lexojmë këto ditë, ku më shumë hapësirë po zenë lajmet se kush nga X partia në cilën Y parti “fluturoi”, sesa për gjendjën kaotike dhe të mjerueshme e domosdoshmërinë që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje për t’i dhënë shtetit e popullit të dërmuar nga zhgënjimi, Institucione e Qeveri kredibile dhe të aftë për ta nxjerrë Kosovën nga “qorr sokaku”, ku ndodhët.

Në këtë situatë mjeruese, shteti ynë, nuk po ndodhët vetëm këtyre ditëve kur kemi Kryeministër e Qeveri të dorëhequr e herë të rënë “pishman” për dorëheqje, por këtë mjerim po e jetojmë sidomos në dy vitet e fundit, me qeverisjen më të dobët për nga cilësia e funksionaliteti që u “sërvua” përmes koalicionit PAN, por më të “fortën” për nga numri rekord i ministrave, zv.minisyrave, këshilltarëve dhe pa numër zyrtarë të “ulët” e të “lartë”, madje edhe me zyrtarë për FOTOKOPJE !

Pra, në këto dy vite, u përballëm me Qeveri me hisedarë të pa numërt, që secili për vete, përvetësoi çfarë mundi dhe “kafshuan” Kosovën e buxhetin e saj sikur të ishte “bukë pogaçe” e gatuar nga Nënat e tyre.