[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ra nga ndërtesa, policia jep detaje për rastin në Fushë Kosovë



Botapress 14 Gusht – Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka vdekur gruaja që ka rënë nga ndërtesa në Fushë Kosovë. Policia Rajonale e Prishtinës ka treguar për Gazetën Express se sot në orën 13:00, një grua ka rënë nga një ndërtesë, ndërsa akoma nuk janë sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

“Sot rreth 13:00, kemi pronar informatën se në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.  Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, kanë thënë nga Policia.

“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.

Menu Title