.
×

Qytetari në Durrës: “Rama ik”. Rama i përgjigjet: Ja tani, tani, mos ki merak…



Grupi i ekspertëve dhe inxhinierë izraelitë vijojnë sot inspektimet në banesat e dëmtuara në Durrës.Në vend ka qenë edhe kryeministri Edi Rama që ka parë nga afër procesin e inspektimit dhe ka folur me ekspertët dhe banorët që janë ende të traumatizuar nga tërmeti.

Ndërkohë që ecte për të shkuar në një tjetër kompleks, Rama është përballur me thirrje “Rama ik” nga një person që ishte në rrugë.

Sapo e dëgjoi kryeministri nuk ka qëndruar indiferent dhe i është përgjigjur: Ja tani, tani, mos ki merak…Minuta e 21:20 kur Rama i kthen përgjigje qytetarit:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Durrës – Me superskuadrën izraelite që po bën një punë të shkëlqyer bashkë me inxhinierët tanë, ndërkohë që 100 punëtorët e parë janë angazhuar në fillimin e meremetimeve, sipas orientimit të inspektorëve?????https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Lundi 9 décembre 2019