.
×

Qytetarët së bashku me mërgimtarët e Shtimes vazhdojnë protestën para Gjykatës në Ferizaj



Qytetarët e Shtimes sot do të protestojnë sërish para Gjykatës në Ferizaj kundër vendimit për paraburgim ndaj pronarëve të shtëpisë e cila ishte cak i grabitjes.

“Sot me datë 09.08.2019 në ora 11:00 para Gjykatës në Ferizaj vazhdojmë protestën kundër vendimit të Gjykatës që burgosi pronarët e shtëpisë, ku natë më parë u grabitën dhe u plagosën nga grabitësit. Hajni si pasojë e përleshjes morri plagë dhe ndërroj jetë, ne si familjar ndjejmë keqardhje por Nuhi Ndrecaj ka reaguar në vetëmbrojtje”

Disa qytetarë të organizuar kanë bërë thirrje edhe mërgimtarëve që tu bashkohen në protestë.

“Ne kërkojmë nga Gjykata që ti lirojë Vëllezërit Ndrecaj menjëherë dhe të koncentrohet në kapjen e hajnave të tjerë që ende janë në liri dhe ku qytetarët dhe posaqërisht mërgimtarët po rrezikohen gjatë pushimeve të tyre në shtëpinë e tyre”, thuhet në njoftim.