.
×

Qytetarët e Prishtinës në “hall” me ajrin, edhe sot ajri i pashëndetshëm



Qytetarët e Prishtinës edhe në mëngjesin e sotëm janë përballur me ndotjen e ajrit. Ajri ndotur po vazhdon të jetë prezent tash e një kohë, shkruan Botapress.info. 

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane për cilësinë ajrit, ndotja në ora 06:00 të mëngjesit ka qenë e pashëndetshme. Niveli i ndotjes ka arritur vlerën prej 165 AQI dhe kjo llogaritet e pashëndetshme.

Botapress më poshtë ju sjell edhe fotografitë nga kryeqyteti, ku tregon gjendjen momentale të ajrit.