.
×

Quni ia kthen Halitit: Unë i siguroj faktet që ti i ke marrë paratë, ja si përgjigjet Haliti ?



 

Replikat mes ish komandantëve të UCK-së, po vazhdojnë në Kuvend

Anton Quni i është kundërpërgjigj Xhavit Halitit për 8 milionë markat që Quni pohon se Haliti i ka marrë nga Qeveria Bukoshi.

Quni i ka thënë Haliti se mundet pa asnjë problem me i siguru faktet se Haliti ka marrë para nga koloneli Ahmet Krasniqi.

“Ju personalisht keni marrë të holla nga koloneli Ahmet Krasniqi, unë nuk e di çka ka të keqe nëse ky fond u nda për ndihmën e UCK-së, dhe kjo nuk është sekrete. Por nëse dëshironi fakte edhe më shumë unë do ti siguroj
Unë muj me i siguru të gjitha faktet që ju e keni marrë këtë shumë personalisht me autorizimin e kolonelit Ahmet Krasniqit, munden me kanë minus ose plus ma shumë, ama parat i keni marrë” ka thënë Quni.

E kjo e ka qetësuar paksa Halitin i cili, ka pranuar se ka marrë parat, por jo në shumën që pohon Quni.

“Ti se din këtë unë, e as as shokt e tu, se asjoni s’jeni kanë prezent aty.
Aty ka qenë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, ju tjert jeni kanë ushtarë e ju konvenon me fol për njerëzit e vdekur të UCK, për njerëzit e gjallë të UCK-së nuk ja u nin
Për këtë gjë mundet me fol veç Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa që janë gjallë e kanë qenë prezent në atë kohë. Por është e vërtet që i kam marrë ato para, shuma që e keni than ju nuk o e vërtet” ka thënë Haliti.