.
×

QKUK në orën 12 jep detaje të reja për 26 personat e helmuar



Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindira Ajazaj-Berisha, ka njoftuar se do të mbaj konferencë për medie ku do të jep detaje më të hollësishme për gjendjen e pacientëve të helmuar që u shkaktua nga zarfet e votave që erdhën nga shteti serb.

Konferenca do të mbahet në Klinikën Infektive në ora 12:00 e udhëhequr nga Ajazaj-Berisha.“Në konferencë do të jepen informatat e fundit për gjendjen shëndetësore të pacientëve që kanë kërkuar dje ndihmën mjekësore në kuadër të Klinikës Infektive”, shkruhet në njoftimin e shkruar nga ShSKUK.