.
×

QKU ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor



Me rastin e shënimit të muajit tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë gratis (pa pagesë) nga data 01.10.2018 deri më 31.10.2018.

Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë te femrat, të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).

Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës (në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që të mos ngarkohet orari i rregullt i punës).

QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë, apelon te të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër (të moshës 40 vjeçe e sipër).