.
×

Qindra njerëz duke pritur për viza para ambasadave



Botapress 19 Nentor-  Botapress ka realizuar disa foto ku ka kapur dhe një ndodhi jo të mirë. Tek “ Schengen Visa application” pranë ambasadës zvicrrane shihen shumë njerëz në radhë për të aplikuar pë visa, shkruan Botapress.info

Mos lëvizja  e lirë për qytetarët e Kosovës nëpër vendet e BE-së ka shtyrë qytetarët që të aplikojnë nëpër ambasadat e këtyre shteteve për t’u pajisur me një vizë, dhe të presin me orë të tëra për të marrë një vizë Schengen, shkruan Botapress.info

E rendi për të marr një vizë para dyerve të ambasadave dhe tek visat Schengen është i gjatë.Kështu ishte edhe sot para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, dhe po ashtu edhe tek një lokacion në Prishtinë për të marrë një vis Schengen, shkruan Botapress.info

Përkundër të ftohtit të madh qytetarë  të shumtë presin me orë të tëra në mënyrë që të marrin një vizë për të udhëtuar për ndonjë shtet qoftë për vizitë familjare apo shërim. Edhe më e vështirë del të jetë procedura për marrjen e vizave për qytetarët që vijnë nga komunat e tjera në Prishtinë, pasi që për ta dalin shpenzime të shumta që i ngarkohen kostos së tyre, shkruan Botapress.info

Të shumta janë rastet kur qytetarët kosovarë detyrohen të presin në Ambasada të ndryshme, për t’u pajisur me viza. Një numer i madh i qytetarëve janë parë duke pritur sot rreth orës 15;00 në Prishtinë, për të aplikuar për visa, qytetarët nuk i ndalte as moti me shi, ata prisnin duke qendruar në radhë për tu pajisur me një vizë, shkruan Botapress.info