.
×

Qeveria vonon formimin e ushtrisë



Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar në Kuvend draft-ligjin me të cilin mundësohet shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosur të Kosovës edhe pas rreth një muaji prej se Ministria e FSK-së e ka dërguar atë në Qeveri.

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së janë shprehur të habitur me këtë vonesë, shkruan “Zëri”.

 Përfaqësuesit e partive opozitare këtë vonesë të Qeverisë e kanë vlerësuar si lojë të ekzekutivit me ushtrinë e vendit. Ata më tej kanë thënë se çështja e formimit të ushtrisë nuk duhet të futet në ndonjë ‘pazar’ politik me Listën Serbe. Kurse, sipas analistëve politikë, vështirosi për formimin e ushtrisë mund të paraqesë edhe asketi financiar. /Zëri/