.
×

Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!



Sipas një opinionisti të gazetës turke, “Todays Zaman”, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka lejuar hapjen e një medreseje të financuar nga Turqia me mbështetjen direkte të Bilal Erdoganit, djalit të tash presidentit turk, Rexhep Erdogan.

Medreseja është ndërtuar nga Asociacioni për Kultur, Edukim dhe Arsim (AKEA) që udhëhiqet nga Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Husamedin Abazi i cila me mbështetje të djalit të Erdoganit, për këtë projekt kishte marrë 1.5 milionë dollarë fonde nga Murat Ulker.

AKEA së fundi ka mbyllur objektin e saj gjigand që e ka në periferi të Prishtinës ndërsa në derën e objektit e ka vendosur lajmin se aktiviteti i saj është pezulluar përkohësisht pa dhënë arsye pse është marrë ky vendim.

Shkrimet e publikuar te “Today’s Zaman” sqarojnë në detaje financimin e organizatës që është degë e Vëllazërisë Myslimane nga Agjencia shtetërore Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (TIKA).

Sipas gazetës turke AKEA është mbyllur ‘për shkak të lidhjeve të dyshuara me Shtetin Islamik në Siri dhe irak dhe grupin Al Nusra në Siri”.

Gazeta kujton edhe një ngjarje të pakëndshme që iu ka ndodhur autoriteteve të Kosovës në vitin 2012 me ish ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i cili tani është kryeministër i Turqisë pas zgjedhjës së Erdoganit President i Turqisë.

“Në vitin 2012, Davutoglu zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Kosovë duke inauguruar edhe hapjen e Fondacionit “Yunus Emre”. Ishte muaj Ramazani, ai ishte i ftuar nga autoritetet shtetërore kosovare por zgjodhi që të hante darkë pikërisht tek zyrat e AKEA-s pavarësisht se këto autoritete por prisnin diku tjetër për vijimin e programit zyrtar”, thuhet në “Today’s Zaman”.

Në fakt qeveria turke ka rindërtuar dhe pajisur zyret e AKEA-s në vitin 2009, ndërsa autori i opinionit të Emre Uslu shtron pyetjen “pse është e interesuar TIKA (Agjenci qeveritare turke) të mbështesë këtë organizatë që mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për lidhjet e saj me grupet radikale..?

Në një shkrim paraprak me të njëjtin autor, thuhet se AKEA e hoxhës së BIK-ut të Husamedin Abazi i cili është trajnuar në Riad të Arabisë Saudite, është krijuar në vitin 2004. Imami i BIK-ut, Abazi së bashku me figurat e tjera me të cilat është i lidhur ai, Behar Avdiu, Nhari Toska, Bashkim Mehani, Ilir Xhoxhaj dhe Ilir Gashi janë të lidhura ngusht në një mënyrë apo tjetrën me partinë e Rexhep Erdoganit, AKP apo organizatat e afërta me këtë subjekt politik turk.

Më poshtë po e publikojmë të plotë tekstin e Emre uslu të “Today’s Zaman”:

Emre Uslu/ Todays Zaman

A është Turqia pas radikalëve të Husamedin Abazit ?

Njoftova në shkrimin tim të parë se Asosacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) dhe 16 shoqatave të tjera që bashkëpunonin me Agjencinë Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (TIKA) u mbyllen për shkak të lidhjeve të dyshuara me Shtetin Islamik në Irak dhe Siri (ISIS) dhe grupin Al Nusra në Siri.

Por, cila është lidhja midis TIKA-s, grupeve radikale dhe AKEA-s?

Raportet zyrtare të TIKA-s tregojnë se ajo ka rikontruktuar dhe pajisur zyrat e AKEA-s në vitin 2009. Mbështetja e TIKA-s ndaj AKEA-s nuk kufizohet vetëm këtu, por besoj se kjo mjafton për të pasqyruar marrëdhënien mes tyre.

Përse ështe e interesuar TIKA të mbështesë këtë organizatë që mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për lidhjet e saj me grupet radikale, a thua sikur të mos kishte ndonjë shoqatë të ngjashme humanitare kur të kanalizonte fondet?
Përgjigja e këtyre pyetjeve gjendet në raportet e agjencive të sigurisë së Kosovës, Turqisë dhe aleatëve të tjerë perëndimore, të cilat theksojnë konkretisht: Imazhi se Kosova eksporton xhihadistë shqetëson pjesën më të madhe të popullit për shkak të efektit negativ që ka në çështjet e legjitimimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Autoritetet kosovare ndërmorën një aksion të tillë për shkak se dyshohet se numri i shqiptarëve të Kosovës të përfshirë me Shtetit Islamik shkon 160. Disa prej tyre shërbejnë edhe si lider të grupeve, përfshirë edhe faktin se në vend ka një qasje për Islamin Politik (Partitë në fjalë marrin 3 % të votave).

Opozita dhe qeveria janë duke vepruar sëbashku në këtë çështje për shkak se një militant kosovar i Shtetit Islamik, Lavdrim Muhaxheri u pa në Facebook duke i prerë kokën një “të pafeu”; një tjetër shqiptar i Kosovës sulmoi trupat turke; kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava ka bërë thirrje për të ndihmuar xhihadin në Siri.
AKEA, e njohur më parë edhe si “Urtësia” është në shoqatë e financuar jozyrtarisht nga Husamedin Abazi. Në vitin 1997 ai ishte student në Rijad për Studime Islame. Shoqata u formua zyrtarisht në vitin 1999.

AKEA është një organizatë e mbyllur nga UNMIK-u në Kosovë pas ngjarjeve të 11 shtatorit për shkak të lidhjeve të saj me Al Kaedën dhe mbështetjes së marrë nga sauditët. Me pak fjalë, organizatat e lidhura me Al Kaedën e kanë mbështetur AKEA-n që në fillimet e saj. Në rastin e Turqisë, ajo është mbështetur nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH).

Qeveria turke ka lidhur kontaktet me anëtarët e AKEA-s në mars të vitit 1999. Grupi u ndalua të hyjë në territorin Maqedonas nga autoritet atje dhe u detyrua të kthehej mbrapsht në Stamboll. Aty, u strehua në kampet e ngritura prej IHH-së, ndërsa vizitohej shpesh nga lideri Abazi dhe miq nga Egjipti.
Autoritetet e sigurisë kanë ndjekur nga shumë afër aktivitetin e këtij grupi duke ndërhyrë dhe sekuestruar kompjuterët. Më pas, ata u transferuan në Shqipëri nën koordinimin e një shoqate civile, që ka rol të rendësishëm në formësimin e politikës së jashtme të qeverisë së sotme të Turqisë.

Duke mbledhur ndihma nëpërmjet të njëjtës shoqatë, ata hapën një shtëpi botuese “FOCUS A” pas luftës. Ata organizuan aktivitete të ndryshme me shoqatën simotër “LOGOS” të administruar nga shqiptaro-maqedonasi Adnan Ismaili duke organizuar edhe kampe për të rinj, në të cilat merrte pjesë edhe Kryeministri aktual i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Ky i fundit ka zhvilluar tre vizita në këto kampe të rinj, në vitin 1999, 2000 dhe 2001 duke ndejtur i heshtur edhe në rastet kur Abazi fliste kundër riteve fetare të Turqisë.

AKEA përktheu librin “Thellësia strategjike: Pozicioni Ndërkombëtar i Turqisë” në gjuhën shqipe, ndërsa botimi u realizua nga “LOGOS A”. Sigurisht që edhe Davutoglu e rriti mbështetjen e tij për këtë grup. Ndërtesa e tyre e re u ngrit në Arberia/Dragodan, një zonë pranë Prishtinës. Të gjitha shpenzimet u sponsorizuan nga TIKA.
Kursat Mamat, i cili tani shërben si coordinator i TIKA-s në Palestinë, u kujdes shumë për projektin e grupimit të Abazit duke mos marrë parasysh paralajmërimet nga autoritetet e inteligjenës kosovare apo policisë dhe ushtrisë turke.
Projektet e AKEA-s do të mbështeteshin më në forma të tjera më pas.

Në vitin 2012, Davutoglu zhvilloi një vizitë të rendësishme në Kosovë duke inaguruar edhe hapjen e Fondacionit “Yunus Emre”. Ishte muaj Ramazani, ai ishte i ftuar nga autoritetet shtetërore kosovare por zgjodhi që të hante darkë pikërisht tek zyrat e AKEA-s pavarësisht se këto autoritete por prisnin diku tjetër për vijimin e programit zyrtar.

Ka zëra se AKEA mori 1.5 milionë dollar fonde nga Murat Ulker për të hapur një madrasah në Kosovë me mbështetjen direkt të djalit të Presidentit të Turqisë, Bilal Erdogan në fillim të vitit 2013. Megjithatë, mësohet se Kryeministri Thaçi mori kësaj radhe parasysh paralajmërimet e agjencive të perëndimore të inteligjencës dhe ajo madrasah nuk u hap.