.
×

Qeveria Mustafa me vetëm dy femra ministre



Qeveria e Isa Mustafës që pritet të votohet sot në ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet në mend për një kabinet që përbëhet vetëm nga gjinia mashkullore. Nga më shumë se 20 anëtarë sa do t’i ketë kabineti i ardhshëm qeveritar që do të drejtohet nga ana e Isa Mustafës, në të do të jenë vetëm dy femra ministre.

Kështu të paktën bazuar në listat që deri më tani kanë dalë nga të dyja taboret, si nga LDK ashtu edhe nga PDK.

PDK do ta dërgoj një femër ministre, e ajo do të jetë Edita Tahiri që do të udhëheq Ministrinë pa portofol. Dhe një tjetër femër ministre, do ta ketë LDK-ja, e ajo do të jetë Hykmete Bajrami, që do të udhëheq me Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë. GB