.
×

Qeveria merr vendim për sanksionim të importit nga Serbia



Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë se ka miratuar masat tregtare të importit për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja,shkruan Botapress.info

Haradinaj ka bërë të ditur se produkteve serbe, në përjashtim të brendeve ndërkombëtare, do të kenë taksë shtesë prej 10 për qind, transmeton Botapress.info

“Për herë të parë kemi marrë masë mbrojtëse. Kemi marrë vendim për vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha për ta dëmtuar sovranitetin e shtetit. Ai ka thënë se këto masa janë kundërpërgjigje ndaj kësaj sjellje të Serbisë. /Bp/