.
×

Qeveria Haradinaj thyen një rekord tjetër, tani një 26 vjeçar emërohet zëvendësministër (Foto)



Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re(AKR) në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Beka, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se nga sot ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH.

“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka .

Ndryshe, Gjergj Beka ka qenë i punësuar në komunën e Mitrovicës, si zyrtarë për gjendje civile. Gjithashtu Botapress mëson se Beka tani është 26 vjeçar dhe si i ri, ai ka pasur disa poste të rëndësishme para postit si zëvendësministër

Rikujtojmë, se Qeveria e Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit është kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar.